Presidenti gjerman vizitë në Tiranë
Prej tvteuta1 December 2022

Frank-Walter Steinmeier ka vizituar Shqipërinë më 1 dhjetor dhe do të qëndrojë këtu për 2 ditë, hera e parë pas 27 vitesh që një president gjerman viziton vendin tonë. Presidenti Bajram Begaj mirëpriti homologun, ndërsa u shpreh në konferencën për media se Gjermania është partneri kryesor i Shqipërisë për politikën e jashtme. Ai tha se me anë të procesit të Berlinit, Gjermania ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian. “Pas disa ditësh do të mbahet Samiti. Një ngjarje historike për Shqipërinë por edhe përgjegjësia shumë e madhe për vendin tonë. Pritshmëria është që të qartësohet rruga që çdo vend aspirant duhet të ndjekë. Pritshmëritë janë të larta,” – u shpreh Begaj. “Ky është një proces meritash dhe nuk ka proces ‘pro bono’ për askënd. Nuk ka një kohë që mund ta përcaktoj unë, por varet nga puna që çdo vend aspiron të jetë pjesë e BE-së,” – shtoi presiden Shkruan euronews