Rajoni/Bota Më shumë

Presheva në festë, urojnë kryetarin e ri

Prej tvteuta10:30, 27 Prill 2016

Subjekti i ri politik në Preshevë, Alternativa për Ndryshim si dhe Partia për Veprim Demokratik, kanë nënshkruar mbrëmë marrëveshjen parimore për qeverisje të përbashkët. Zyrtarët e këtyre dy partive politike shqiptare nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje e kanë vlerësuar një akt shumë te rëndësishëm për rrjedhat e mëtejshme në Komunë të Preshevës. Marrëveshja për bashkëqeverisje me Preshevën, e nënshkruar në prezencë të zyrtarëve të dy subjekteve politike është arritur vetëm 48 orë pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës. Në bazë të kësaj marrëveshje është rënë dakord që kryetar komune të jetë kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, ndërsa kryetare e Kuvendit Komunal, Ardita Sinani.

  • 1

    Radio