“Pres që SHBA të mbështesë rrugën evropiane të Malit të Zi”
Prej tvteuta08:28, 20 Shtator 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili, siç është njoftuar nga zyra e Presidentit, e ka njoftuar për të arriturat e Malit të Zi në zhvillimin demokratik.
“Temë e diskutimit ishin prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi, duke përfshirë anëtarësimin e besueshëm në aleancën e NATO-s dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Milatoviq tha se pret që SHBA-ja t’i ofrojë mbështetje shtesë Malit të Zi në përshpejtimin e rrugës së tij evropiane”, njoftoi Zyra e Presidentit.
Bashkëbiseduesit iu referuan edhe aktualitetit dhe sfidave në nivel ndërkombëtar.
Millatoviq theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik të Malit të Zi me SHBA-në.