Sporti Më shumë

Preleviq: Rezultatet e Otrantit nuk janë pasqyrë e lojës

Prej tvteuta10:19, 24 Nëntor 2017

Në kuadër të ndeshjes së rradhës së Ligës së Dytë Malazeze, trajneri i Otrant-Olimpik Milovan Preleviq, shprehu besimin se ekipi i tij do të ketë sukses në ndeshjen e ardhshme kundër Ibrit duke dhënë maksimumin në fushë. “Duhet të theksoj se rezultatet nuk janë pasqyrë e asaj që kemi treguar në fushë, por megjithatë kemi vendosur një bazë të mirë dhe me disa rregullime të vogla besoj se e ardhmja do të jetë e kënaqshme për të gjithë”, ka thënë Preleviq.

Sulmuesi Fatmir Mollabeqiri është lënduar në ndeshjen e fundit me Mladostin dhe nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme. Sa i përket lojtarëve të tjerë, ata janë në formë të mirë dhe pas pushimeve të Vitit të Ri do të fillojnë përgatitjet për pjesën e dytë të ligës. Në ndeshjen e parë me Ibar, ekipi i Otrantit ka luajtur barazim dhe Preleviq beson se ekipi i tij në shtëpi do të jetë në gjendje të arrijë rezultat më të mirë. Pas kësaj ndeshjeje skuadra do të marrë pjesë në turneun në Shqipëri dhe nga java e ardhshme do të shkojnë në pauzën dimërore, kurse përgatitjet për pjesën e dytë do të fillojnë pas vitit të ri.

  • 1

    Radio