TURIZËM

TURIZËM Më shumë

Prel Shkreli: Duhet angazhim më i madh për përmirsimin e ofertës turistike

Prej tvteuta24 May 2017

Pronari i plazhit “COPACABANA” Prel Shkrela për televizionin Teuta deklaroi se këtë vit me kohë i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sezonin turistik 2017. ”Mysafirët që do të orijentohen të kalojnë pushimet në këtë plazh, këtë vit do të keni mundësi të shfrytëzojnë edhe shtëpizat pranë bregut të detit të akomoduara me standartet evropiane”shprehet ai . Sa i përket përgatitjeve në nivelin komunal ai hodhi një mori kritikash në adresë të pushtetit lokal. “Jemi dëshmitar që problem të njëjta barten nga viti,në vit, nuk ka arsyetim ngecja e asfaltimit të rrugës rajonale Krythë-Ulqin, dhe flitet për dështime të tendereve. Mendoj se mungon dëshira dhe angazhimi i duhur, i strukturave Qeveritare dhe Komunale. Patjetër duhet të punohet në largimin e qenëve endacak nga rrugët e qytetit ,dhe plazhet,si dhe të bagëtive të trasha nga rrugët e Shtojit. Azili ekziston ,por rezultati është zero”, tha Shkrela. Ai cilësoi se ka përmirsime në ofertën turistike të Ulqinit, pasi është ndërtuar shumë në sektorin privat,por megjithatë duhet punuar më shumë sidomos në përmirsimin e infrastrukturës rrugore.