Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Prej vitit tjetër TVSH 21%, tatim për mallin e blerë online me vlerë mbi 75 euro

Prej tvteuta27 July 2017

Kuvendi i Malit të Zi në mbledhjen e djeshme ka miratuar strategjinë e re fiskale për konsolidimin e finacave publike. Me masat e reja të miratuara Tatimi mbi vlerën e shtuar prej fillimit të vitit 2018 do të jetë 21%,  kurse në mallin e blerë nëpërmes internetit do të paguhet tatim nëse e tejkalon shumën mbi 75 euro, nga 150 që ishte deri tani. Ministri i financave Miodrag Radunoviq tha para deputetëve se qëllimi i masave të reja është që buxheti të ketë suficit deri në vitin 2020 pa prekur kategoritë më të ndjeshme të popullsisë. Tatimi për mallrat ushqimor më të nevojshëm do të mbesë i njëjtë si deri tani.