Sociale Më shumë

Prej vitit 2019: Shërbimi ushtarak vullnetar

Prej tvteuta3 December 2016

Nga Ministria e mbrojtjes kanë deklaruar se prej vitit 2019 në Mal të Zi do të vendoset shërbimi ushtarak në formë vullnetare. Nga ministria thonë se një nga arsyet e kësaj është interesimi në rritje i të rinjve  për këtë formë të të shërbimit si dhe anketimi i Lidhjes Atlantike, i cili ka treguar se 55% e tyre do të ishin të gatshëm që vullnetarisht të kyçen në forcat ushtarake  . Ato thonë se shërbimi do të zgjasë tre muaj dhe do të jetë me pagesë, pas të cilëve interesuarit do të kenë mundësi të bëhen ushtarë të rregullt.