Aktuale Më shumë

Prej të martën pritet rënie e çmimit të karburanteve

Prej tvteuta10:53, 26 Mars 2022

 

Nga e marta në Mal të Zi pritet ulje e lehtë e çmimit të karburanteve, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e investimeve kapitale, Marko Perunoviq.
Llogaritja do të bëhet të hënën, ndërsa çmimet e reja të karburanteve do të jenë në fuqi nga e marta.
“Duhet pritur një ulje e lehtë e çmimeve të derivateve të naftës si pasojë e uljes së çmimit të naftës në bursat botërore.
Ai gjithashtu thotë se aktualisht jemi në një periudhë kur është e vështirë të parashikohen lëvizjet e çmimeve në treg. Ai përkujtoi se çmimet e fuçive varionin nga 138 dollarë për fuçi, por edhe kishin rënë nën 100 dollarë.
Ai tha se dje në mëngjes çmimi i një fuçie ishte 117.
Megjithatë e vetmja mënyrë reale për uljen e çmimit të derivateve është, siç rithekson ai, ulja e akcizës, gjegjësisht miratimi i ndryshimeve në Ligjin për akciza.

  • 1

    Radio