Sociale Më shumë

Prej sot, pajisjet dimërore në automjete janë të detyrueshme

Prej tvteuta18:32, 15 Nëntor 2020

Që nga dita e sotme, pajisjet dimërore janë të detyrueshme për të gjitha automjetet në Mal të Zi, njoftohet nga Drejtoria e Policisë.

Ligji për Sigurinë e Trafikut Rrugor përcakton që nga 15 nëntori deri më 1 prill, të gjitha automjetet që marrin pjesë në trafik gjatë kushteve të dimrit duhet të kenë goma dimri.

Thellësia minimale e kanaleve të gomave të përdorura në këtë periudhë është katër milimetra.

Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme nëse qarkullohet në akse rrugore ku nuk ka kushte dimrore. Oficerët e policisë rrugore do të paralajmërojnë shoferët për detyrimin e posedimit dhe përdorimit të pajisjeve dimërore me aktivitete parandaluese në ditët në vijim, derisa të ndryshojnë kushtet e motit, thonë nga Drejtoria e policisë.

  • 1

    Radio