Sociale Më shumë

Prej sot orar i ri pune në administratën shtetërore

Prej tvteuta10:02, 27 Mars 2017

Sipas vendimit të Qeverisë së Malit të Zi, prej sot hyn në fuqi orari i ri i punës në administratën shtetërore, prej orës 7 deri në orën 15.00. Më herët ishte në fuqi orari prej 9.00 deri në orën 17.00 , i cili është standard në vendet evropiane.

Të punësuarit do të vazhdojnë të kenë 30 minuta pushim, prej orës 11.00 deri në orën 11.30. Drejtoresha e përgjithshme për administratë shtetërore në Mnistrinë e punëve publike, Danijella Nedeljkoviq Vukçeviq, tha se ky ndryshim është vendosur me kërkesë të shumicës së të punësuarve në administratë, dhe shprehu besimin se ky ndryshim do të ndikojë pozitivisht.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio