Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Prej sot cigaret më shtrenjtë

Prej tvteuta1 August 2017

Të gjitha llojet e cigareve në Mal të Zi prej sot do të jenë më të shtrenjta për 30 cent për kuti, si pasojë e rritjes së akcizës në prodhimet e duhanit. Rritja e akcizës u vendos në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi javën e kaluar dhe implementimi në objektet e shtjes duhet të përfundojë deri me 7 gusht. Prej vitit të ardhshëm do të rriten edhe akcizat në alkool si dhe Tatimi mbi vlerësn e shtuar në 21% nga 19 që është tani. Nga Qeveria thonë se këto masa janë të nevojshme për konsolidimin buxhetor, kurse opozita i ka kritikuar duke i quajtur ato rezultat të punës së dobët të Qeverisë.