Prej korrikut ndalim i konsumimit të duhanit në ambientet e mbyllura

Prej tvteuta09:55, 4 Mars 2019

Prej korrikut ndalim i konsumimit të duhanit në ambientet e mbyllura

Qeveria e Malit të Zi do të nisë një inciativë të re për ndalimin e konsumimit të produkteve të duhanit në ambientet e mbyllura. Deri tani të gjitha iniciativat e mëparshme kanë dështuar dhe duhani vazhdon të konsumohet me të madhe, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin edhe të atyre që nuk e përdorin. Masat e reja do të nisin nga muaji korrik dhe nga Ministria e shëndetit shpresojnë se do të ketë angazhim maksimal të inspektorëve për të parandaluar konsumin e duhanit në vendet e ndaluara. Dënimet për shkelje do të jenë të larta, nga 30 euro për personat fizik e deri tek  6.000 euro për sipërmarrësit.

  • 1

    Radio