Prej 1 gushtit parkimi në Delta City do të jetë me pagesë
Prej tvteuta09:58, 23 Korrik 2019

Parkimi përballë kompleksit tregtar Delta City në Podgoricë, prej 1 gushtit do të jetë me pagesë, pasi janë në përfundim të gjitha masat e ndërmarra për realizimin e këtij projekti, kanë njoftuar nga ky kompleks. Parkimi do të jetë 40 cent për orë, kurse 30 minutat e para do të jenë falas. Qëllimi i vendosjes së pagesës për parkim është krijimi i më shumë vendeve për ata që vizitojnë këtë kompleks për të bërë shoping, pasi deri tani kanë pasur pervoja negative me ata që i shfrytëzojnë këto hapsira me ditë të tëra, kanë thënë nga Delta City.