Aktuale Më shumë

“Pranojmë shtyrjen e regjistrimit për 1 dhjetor, por çdo shtyrje e mëtejshme nuk do të ketë mbështetjen tonë”

Prej tvteuta14:23, 25 Tetor 2023

Koalicioni Për Të Ardhmën e Malit të Zi pranon propozimin e mandatarit Millojko Spajiq për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për 1 dhjetor të këtij viti për disa arsye.

Ky koalicion, siç theksuan, dëshiron që regjistrimi të jetë i rregullt në mënyrë që askush të mos manipulojë me rezultatet e tij dhe në të çdo qytetar i Malit të Zi të mund të përgjigjet lirisht dhe pa presion në pyetjet e parapara në regjistrim, si dhe të jetë i sigurt se ajo që ai u përgjigj atëherë do të regjistrohet në mënyrë të besueshme në bazën e të dhënave të Monstat.

Për ne, si njerëz përgjegjës, është shumë e rëndësishme që kjo punë të përfundojë, në mënyrë që të dhënat e mbledhura t’i shërbejnë qëllimit për të cilin synohen, d.m.th. të përdoret nga të gjitha institucionet e shtetit të Malit të Zi për përgatitjen e strategjive zhvillimore shumëvjeçare”, thekson koalicioni Për Të Ardhmën e Malit të Zi.

Siç shtuan ata, përpjekja për të penguar disa parti dhe kryetarë komunash nga radhët e tyre, si dhe shqetësimi i shprehur i këshillave të pakicave të caktuara, mund të bëjë që regjistrimi i planifikuar për 1 nëntor të mos ketë sukses deri në fund, dhe se të dhënat e mbledhura nuk i plotësojnë standardet strikte statistikore.

“Sipas atyre që janë cekur më lartë, ne e konsiderojmë si një kompromis të arsyeshëm shtyrjen e regjistrimit për 1 dhjetor, por çdo vonesë dhe zvarritje tjetër është absolutisht e papranueshme për ne, duke pasur parasysh se një muaj është më se i mjaftueshëm për të gjithë ata që duan të përfshihen në procedurat dhe kontrollin e regjistrimit, sepse për këtë ka një konsensus të gjerë politik”, theksuan ata.

“Ne mirëpresim gjithashtu idenë e krijimit të softuerit që do t’i mundësonte çdo personi të regjistruar në Mal të Zi të inspektojë individualisht bazën e të dhënave të Monstat, në lidhje me deklaratën e tyre”, thotnë nga koalicioni Për të Ardhmën e Malit të Zi.

  • 1

    Radio