Ekonomi Më shumë

Posta e Malit të Zi me shërbim të ri për porositë “online”

Prej tvteuta10:22, 11 Nëntor 2019

Posta e Malit të Zi ka filluar implementimin e shërbimit të ri për porositë nëpërmjet internetit, çka do të mundësojë dërgesa të shpejta brenda 24 orëve drejt konsumatorëve, kanë njoftuar nga ky institucion.

Ky shërbim do të jetë me interes të madh për dyqanet që kanë veprimtari “online”, pasi u mundëson atyre dërgimin e mallit në një periudhë të shkurtër kohore brenda territorit të Malit të Zi. Shërbimi mundëson edhe dërgesa të dedikuara që mund të pranohen vetëm nga persona të caktuar, si dhe ofrohen zbritje prek 5-10% për klientët e rregullt në varësi të numrit mujor të dërgesave.

  • 1

    Radio