“Porfirije ka ardhur si emisar e Vuçiqit në fushatën para regjistrimit”
Prej tvteuta15:15, 15 Tetor 2023
Deputeti i PDS-së Andrija Nikolliq ka reaguar ndaj deklaratave të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfiri, i cili po qëndron në Mal të Zi.
“Mesazhet e dërguara nga Patriarku Porfirije gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi tregojnë qartë se ai mbërriti si emisar i Aleksandër Vuçiqit në fushatën e para-regjistrimit në vendin tonë dhe se akti fetar i shenjtërimit të tempullit në Podgoricë u keqpërdor për të indoktrinuar nacionalisht”, ka theksuar Nikolliq në Twitter.
Patriarku Porfirije tha sot në mëngjes gjatë liturgjisë “këtu, më mirë se në vende të tjera, ne e dimë se kush jemi, e dimë se çfarë feje jemi dhe kjo na dallon dhe na afirmon”.
“Ne e dimë se çfarë gjuhe flasim dhe cilit komb i përkasim, besimi, vëllezër e motra, është kriteri, masa e ekzistencës sonë, rregulli i artë që na ndërton, na bën bashkësi, kishë, komb… Mënyra se si ne ekzistojmë është besimi në Zot, por jo ndonjë zot i largët ose një forcë e plotfuqishme që sundon botën. Besimi ynë është besimi në një Zot të gjallë personal, një në tre, Zotin, Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë”, tha Patriarku Porfirije.