Polonia vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie pasi një raketë goditi vendin
Prej tvteuta15 November 2022

Qeveria polake ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim që vrau dy qytetarë, duke treguar tutje se ka ngritur gatishmërinë e njësive ushtarake. Një zëdhënës shtoi se po bisedohet nëse duhet të aktivizohet Nenin 4 i NATO-s. Në një deklaratë të shkurtër, Polonia nuk e konfirmoi burimin e shpërthimit. Rusia në anën tjetër ka mohuar përfshirjen.