Aktuale Më shumë

Polonia bojkoton ndeshjen ndaj Rusisë: Ky është vendimi i duhur

Prej tvteuta14:34, 26 Shkurt 2022


Ekipi Kombëtar i futbollit i Polonisë ka bojkotuar ndeshjen kundër Rusisë, e planifikuar për t’u luajtur në Rusi më 24 Mars për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.

Vendimi është marrë nga Presidenti i Federatës Polake të Futbollit. Ai ka njoftuar se Polonia do ta bojkotojë ndeshjen për shkak të përshkallëzimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Ky është vendimi i duhur. Jemi në bisedime edhe me federatat e Çekisë dhe Suedisë për të dalë me një qëndrim të përbashkët në FIFA”, ka shkruar Cezary Kulesza në Twitter.

Suedia ose Çekia janë planifikuar gjithashtu që do të luajnë në Moskë nëse Rusia fiton ndeshjen me Poloninë.

Përveç sanksioneve nga Perëndimi dhe NATO, edhe autoritetet sportive janë tërhequr nga shumë evente sportive të parashikuara për t’u mbajtur në Rusi. 

  • 1

    Radio