Sociale Më shumë

Politika rrezikon vazhdimisht pavarsinë e gazetarëve

Prej tvteuta16:15, 23 Janar 2017

Këshilli Mediatik për Vetërregullim uroi të gjithë gazetarët dhe mediat me rastin e 23 janarit, ditës së gazetarisë në Mal të Zi. “Po përdorim këtë mundësi për të tërhequr vëmendjen në problemet e shumta me të cilat përballen gazetarët dhe mediat në Mal të Zi. Mungesa e vullnetit për të arritur një konsensus minimal për disa nga postulatet themelore të profesionit mbetet një pengesë e madhe për avancimin e gazetarisë.

Mungesa e  dialogut dhe komunikimit të vërtetë tregon se politika vazhdon të dominojë në sferën e mediave dhe seriozisht rrezikon pavarësinë e gazetarëve dhe mediave. Gjithashtu edhe mungesa e vullnetit që për problemet e mbrendshme të diskutohet në bazë të parimeve dhe jo mbi baza politike, siç është gjendja aktualisht,  kanë shkaktuar një kolaps të metejshëm të profesionit duke e kthyer atë  në shërbimet e opsioneve të ndryshme politike.”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e këtij këshilli.

  • 1

    Radio