Sociale Më shumë

Poliklinika Glaviq: Prezantim për trajtimin e personave me pengesa në zhvillim me metodat bashkohore

Prej tvteuta10:16, 19 Tetor 2019

Ditën e premte, poliklinika e njohur “Glaviq” nga Kroacia, në ambientin e kompleksit “Karisma”, bëri prezantimin e metodave më bashkohore për trajtimin e personave me invaliditet dhe pengesa në zhvillim. Përfaqësuesja e kësaj klinike, Nikolin Kurtella, tha për TV Teuta se avancimi i teknologjisë ka mundësuar implementimin e metodave të reja në trajtimin e këtyre personave dhe se rezultatet janë inkurajuese. Rizo Dervishaga nga shoqata “E drejta për jetë”, i cili ishte edhe ideator i organizimit të këtij prezantimi, tha se ka pervojë personale me metodat e trajtimit në këtë poliklinikë dhe se mund të konfirmojë se rezultatet e arritura janë më të vërtetë impresionuese. Ai shtoi se kjo poliklinikë ka interes të ofrojë shërbimet e veta edhe në vendet ballkanike, dhe Ulqini do të ishte një ndër destinacionet më të përshtatshme.

  • 1

    Radio