Policia shpërndan fletushka për sigurinë në komunikacion
Prej tvteuta16:44, 14 Dhjetor 2016
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kanë shtypur fletushka për shoferët dhe për qytetarët me moton “Të ruajmë jetën” të cilat janë të shpërndara në zonën e Shtojit. Këto fletushka janë punuar me qëllim apelimin te shoferët, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes nga qarkullimi i kafshëve shtëpiake.
Në fletushka janë tësqaruar nenet e Ligjit për Sigurinë në komunikacion dhe veprat penale për pronarët e bagëtive të cilët kërcënojnë sigurinë e transportit publik. Sipas të dhënave të policisë, në vitin 2015 ka pasur katër aksidente trafiku në të cilin dy persona të vrarë, kurse 5 persona kanë pësuar lëndime . Nga katër aksidentet e ndodhura, në tre prej tyre është i njohur pronari i kafshëve kurse në një rast nuk është i njohur.