Aktuale Më shumë

Policia nuk do të mbetet më pa automjete, kontratë në ditët në vijim

Prej tvteuta11:29, 13 Qershor 2022

Në ditët në vijim do të vazhdohet leja e përdorimit të automjeteve të policisë, ndaj nuk do të ndodhë që punonjësit tanë të policisë të dalin në terren në këmbë apo me vetura private si vitin e kaluar, tha ndihmësshefi në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor Administrata e Policisë, Ilija Janjusheviq. Ai theksoi se aksidentet në autostradë para hapjes nuk mund të konsiderohen aksident trafiku dhe se policia ende nuk është përgjegjëse për kontrollin në pjesën e parë. Janjusheviq shtoi se në pesë muajt e parë kanë humbur jetën  28 persona në aksidente trafiku në rrugët e Malit të Zi, që është 10 më shumë se vitin e kaluar.

Ai shtoi se zyrtarët e Drejtorisë së Policisë janë të gatshëm që nesër të marrin nën kontroll autostradën dhe do të jenë aty 24 orë kur ajo të jetë e hapur. Duke komentuar rastin kur javën e kaluar humbi jetën një person në tunelin e seksionit të parë, ai theksoi se në autostradë hyjnë vetëm personat që kanë kalim.

  • 1

    Radio