Aktuale Më shumë

Policia në Ulqin ka gjetur një automjet i cili është në kërkim ndërkombëtar

Prej tvteuta14:47, 9 Gusht 2024

Policia e Ulqinit në bashkëpunim me Sektorin e Sigurimit të Podgoricës ka lokalizuar dhe ka gjetur automjetin e pasagjerëve “Mercedes Gle 350 4matic Coupe”, i klasit të lartë, në vlerë prej rreth 80.000.00 euro, me targa suedeze që janë në kërkim ndërkombëtar.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e Policisë, vetura e përmendur nga ana e zyrtarëve policorë është lokalizuar në lagjen Gjerane në Ulqin, ndërsa mjeti në momentin e zbulimit drejtohej nga H.A.R (43) nga Suedia.

“Duke kontrolluar të dhënat e policisë është konstatuar se për automjetin është nisur kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet suedeze dhe efektivët ia kanë konfiskuar automjetit H.A.R., pas së cilës nga ky person janë marrë njoftime për rrethanat e posedimit të mjetit, si dhe hyrje në Mal të Zi”, theksoi policia.

Sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin, janë duke u bërë kontrolle të mëtejshme përmes NCB Interpol Podgoricës për të vërtetuar të gjitha faktet dhe rrethanat.

  • 1

    Radio