Policia me gjest simbolik shënoi “Ditën e sigurisë”
Prej tvteuta09:39, 12 Maj 2019
Me rastin e “Ditës së sigurisë” e cila festohej në kohërat e para pluralizmit, para stacionit të policisë në Ulqin u vendos automjeti i dikurshëm i forcave policore, Fiat 600, i njohur tek ne si Fiqo. Vojisllav Dragoviq, kryetari i seksionit IPA të Malit të Zi, tha se kjo OJQ gjithmonë synon të shënojë të gjitha ngjarjet që kanë lidhje me policinë por edhe ngjarjet e rëndësishme nga e kaluara. Sipas Dragoviq, Fiqo i ka shërbyer popullit dhe policisë me dekada dhe me këtë gjest shpresojnë të ndjellin kujtimet e bukura nga e kaluara. “Dita e sigurisë” është festuar me 13 maj në të gjithë ish Jugosllavinë prej vitit 1944 kur është themeluar Sektori për mbrojtjen e popullit.