Policia kufitare demonstroi punën e tyre para nxënësve të shkollës në Krythë
Prej tvteuta16:51, 27 Shtator 2019
Në prag të Ditës së punëve të mbrendshme me 2 tetor, Policia kufitare në Ulqin zhvilloi një demonstrim të punës së tyre për nxënësit e shkollës fillore në Krythë. Gjatë demonstrimit fëmijët patën mundësi të shohin punën e policëve me qen dhe aktivizimin e tyre në gjetjen e lëndëve narkotike dhe shpërthyese, si dhe të njihen nga afër me disa nga pajisjet që përdorin policët gjatë detyrës. Hodo Luka nga policia kufitare tha për TV Teuta se ky i sotmi është edhe vazhdim i aktiviteteve që janë ndërmarrë vitet e fundit në kuadër të projektit “Policia në bashkësi” dhe që ka për qëllim tek nxënësit të ngrisë ndërgjegjsimin për rrezikun nga lëndët narkotike dhe mjetet shpërthyese. Po ashtu, me rëndësi të veçantë është që fëmijët të njihen me punën e policëve dhe të mos kenë frikë nga prezenca e tyre, por ti konsiderojnë si mbrojtës të rendit dhe sigurisë.