Policia komunale – Për 6 muaj nga “merimanga” janë konfiskuar 654 automjete
Prej tvteuta15:58, 15 Janar 2020
Kryeshefi i Policisë Komunale të Ulqinit ,Milazim Mustafa, tha për TV Teuta se është pjesërisht i kënaqur me realizimin e programit për vitin 2019,duke shtuar se akoma ka vend për përmirsime. Një ndër arritjet e këtij shërbimi Mustafa nënvizoi rritjen e të ardhurave nga objektet e përkohshme në krahasim me vitin e kaluar, nga e cila janë vjelur 375 mijë euro. Siç njofton ai, nga korriku i vitit të kaluar kur filloi punën “Parkin Servisi “, ”marimanga” deri tani ka konfiskuar 654 automjete . Policia Komunale nga ky shërbim ka përfituar 61 mijë euro në total, prej të cilave deri tani janë realizuar 32 mijë euro,ndërsa shuma tjetër do të merret me anë të proceseve gjyqësore. Një ndër problemet e pa zgjidhura kanë mbetur qentë endacak, bredhja e bagëtive, krijimi i deponive të egra si dhe hedhja e mbeturinave pa orar, për të cilën janë dhënë edhe 25 dënime, tha Mustafa.