Aktuale Më shumë

Policia Komunale pa personel. E shfrytëzojnë shitësit ambulant

Prej tvteuta18:35, 23 Shtator 2022

Kjo është pamja që ditën e sotme i priste të gjithë ata që vinin nga Tivari në Ulqin, ose që donin të furnizoheshin me kaburant tek pika në dalje të qytetit. Shitës ambulant që kanë zaptuar zonat deri në rrugë për të shitur produktet e tyre, duke e kthyer hyrjen e qytetit në zonë që ngjason me ato të vendeve të treta. Gjatë kohës që ishim në vendngjarje, patëm rastin të dëgjojmë shumë persona, kalimtarë të rastit, duke u ankuar për mungesë rregulli, e disa edhe për pamundësi të kalimit nga automjetet e parkuara vend e pa vend.

Pasi i njoftuam për situatën e gjetur, policia komunale erdhi në vendngjarje dhe i largoi shitësit, por për ta problemet nuk përfundojnë me kaq.

Kryeshefi Amir Mehmeti, në pamundësi për deklaratë direkte pasi nuk ndodhej në Ulqin, nëpërmjet telefonit tha se si sektor janë në situatë mjaft të vështirë. Policia Komunale, tha ai, për momentin ka në dispozicion vetëm 4 efektivë, të cilët nuk kanë mundësi fizike të përballojnë të gjithë volumin e punës, çka shfryëtozohet nga personat e papërgjegjshëm. Problem paraqet edhe pamundësia e testimit të kandidatëve siç e parashikon konkursi, pasi për shkak të sulmeve kibernetike, sistemi ndodhet jashtë funksionit. Mehmeti tha se shpreson që kjo të zgjidhet sa më shpejt. Ligji për Polici Komunale në këtë rast është jo vetëm qesharak por edhe i rrezikshëm. Sipas tij, është i paraparë një polic komunal në çdo 5 mijë banorë, çka është absurde në një qytet me shtrirje të gjërë si Ulqini. Edhe pse gjatë sezonit lejohen angazhime shtesë, numri aktual është tepër i vogël edhe gjatë dimrit. E derisa Policia Komunale ka vetëm 4 persona në terren, në disa zyra të administratës lokale, nuk kanë as ku të ulen.

 

  • 1

    Radio