Policia Komunale e kënaqur me respektimin e masave mbrojtëse
Prej tvteuta12:07, 17 Tetor 2020

Përkeqësimi I situates nga Covid 19 në Komunën e Ulqinit,dhe sjellja e masave të reja si duket nuk i ka gjetur të pa përgatitur qytetarët tanë.Syri kamemerës tonë sot pothuajse nuk regjistroi asnjë qytetarë i cili nuk mbante maskën mbrojtëse,por edhe në lokale respektohet distanca dhe kufizimi I mysafirëve në dy veta në një tavolinë
Ushtruesi detyrës(UD) zëvendësi I kryeshefit të Policisë Komunale Amir Mehmeti u shpreh se është I kënaqur me respektimin e masave nga ana e qytetarëve.Nga data 1 tetor deri në ditën e sotme Policia Komunale ka shqiptuar 12 padi për kundërvajtje,ndërsa ka evidentuar 32 procesverbale
Policia Komunale apelon tek të gjithë qytetarët që të repektojnë masat mbrojtëse se do të vazhdohet me mbikëqyrjen e personave që grumbullohen dhe ato që nuk vendosin maska.
Rikujtojmë që për mos mbajtjen e maskës ndëshkimi është 100 euro