Policia e Malit të Zi duhet të reformohet
Prej tvteuta12:40, 1 Dhjetor 2015
Forcimi i sundimit të ligjit është njëra ndër detyrat më të rëndësishme nga e cila varet vazhdimi i integrimeve evropiane dhe euro atlantike i Malit të Zi , kurse roli i Drejtorisë së policisë për arritjen e rezultateve në këtë fushë është tejet i rëndësishëm , është vlerësuar në tryezën e rrumbullakët në Podgoricë.
Në tryezën e rrumbullakët është prezantuar strategjia e zhvillimit të Drejtorisë së policisë prej vitit 2016 deri në vitin 2020 me planin përcjellës aksionar për dy vitet e ardhshme. Ministri i punëve të brendshme, Rashko Konjeviq ,ka theksuar se fjala është për dokumentin shumë të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshem të Drejtorisë së policisë.
Siç ka theksuar ,për t’ iu përgjigjur sfidave që gjenden para saj , policia duhet të reformohet dhe të zhvillojë organizatën policore duke iu perputhur standardeve evropiane.