Sociale Më shumë

Policia apelon: Pjesmarrësit në komunikacion të kenë pajisjet dimërore ose do të dënohen

Prej tvteuta15:52, 13 Janar 2017

Për shkak të motit të këqi i cili ka një javë që ka kapluar me  akull dhe borë gjithë Malin e Zi, nga Drejtoria e Policisë bëjnë apel tek qytetarët që të mos udhëtojnë pa nevojë të madhe, veçanërisht nëse nuk kanë pajisjet dimërore. Shefi i Sektorit të sigurisë në Ulqin Radmillo Smolloviq,  në një intervistë për televizionin Teuta u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes nëpër qytet, pavarësisht se rrugët janë të kryesisht të pastruara.

“I lusim qytetarët që ti kushtojnë vëmendje se ku i parkojnë makinat, pasi kemi pasur raste kur persona të papërgjegjshëm kanë penguar punën e nëdrmarrjes komunale gjatë pastrimit të rrugëve”, tha Smolloviq. Ai shtoi se nëse drejtuesit e makinave  janë pjesëmarrës në aksidente dhe nuk kanë pajisjet adekuate dimërore të përcaktuara me ligj, do të përjashtohen nga komunikacioni.

  • 1

    Radio