Policët special dënohen me 17 muaj burgim për tejkalim të kompetencave

Prej tvteuta14:54, 21 Tetor 2019

Pjestarët e Njësisë speciale antiterroriste të Malit të Zi, Goran Zejak dhe Boro Grguroviq, janë dënuar me 17 muaj burgim për shkak të dhunës fizike ndaj Mio Martinoviq në vitin 2015. Sipas verdiktit gjygjësor, të dy policët kanë tejkaluar kompetencat e veta në dhunën e ushtruar ndaj Martinoviq, gjatë protestave të organizuara nga Fronti Demokratik. Martinoviq në pamjet filmike duket se është dhunuar nga më shumë pjestarë të kësaj njësie, por Prokuroria nuk ka arritur të zbulojë identitetin e tyre.

  • 1

    Radio