Policët nuk do të mund të fshehen pas maskave
Prej tvteuta09:51, 6 Dhjetor 2018
Këshilli për kontrollin qytetarë të punës së policisë e ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së punëve të brendshme me të cilin është mundësuar identifikimi i të gjithë nëpunësve policorë, duke vlerësuar se në këtë mënyrë përparohet siguria e qytetarëve dhe respektimi i të drejtave njerëzore.
Theksohet se rekomandimet e trupave ndërkombëtar dhe vendor në lidhje me këtë problematikë në vazhdueshmeri i dorëzohen pushtetit malazez tash disa vite. Ato kryesisht janë aktualizuar pas protestave në tetor të vitit 2015 kur në një numer të madh të lëndëve të cilat e kanë shqetësur opinjonin ka munguar identifikimi i nëpunësve përgjegjës policor, të cilët kanë vepruar jo profesionalisht dhe kundër ligjit ndaj qytetarëve, thuhet në kumtesë.