Sociale Më shumë

Policët mohojnë të kenë keqtrajtuar qytetarët. “I kemi gjynjëzuar që të mos lëndojnë vetvehten”

Prej tvteuta10:43, 5 Dhjetor 2018

Tre policët e dyshuar për keqtrajtimin e disa qytetarëve të Ulqinit gjatë bastisjeve me 17 qershor të vitit të kaluar, kanë mohuar në gjykatë se janë përgjegjës për akuzat. Policët, Vlladimir Bakoviq, Radovan Miliqeviq  dhe  Zoran Pejoviq, thanë se në Ulqin kanë ardhur për të kërkuar personat që disa ditë më parë kanë sulmuar kolegun e tyre Safet Metanoviq.

Policët nuk dhanë sqarim nëse i kanë gjetur personat e kërkuar dhe as identitetin e tyre. Ato thanë se nuk i njohin personat në fjalë dhe se aksioni drejtohej nga kolegën e policisë së Ulqinit, me në krye Goran Erakoviq. Në lidhje me metodat e përdorura, policët u mbrojten me arsyetimin se ato janë përdorur për të mbrojtur veten e tyre dhe personat gjatë bastisjes. “I kemi gjynjëzuar që të mos lëndojnë veten e tyre dhe neve”, ishte njëri nga arsyetimet e dëgjuara. Më herët në marrëveshje me Prokurorinë policët e kishin pranuar fajin, por kjo marrëveshje u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit, pasi policët me këtë dënoheshin vetëm me dënime me kusht.

  • 1

    Radio