Sociale Më shumë

Policët komunal tani me kompetenca të zgjeruara

Prej tvteuta10:10, 22 Dhjetor 2015

Ligji i ri mbi policinë komunale ka hyrë në fuqi që në tetor të këtij viti dhe ka filluar të aplikohet.

Si kusht për aplikimin e ligjit të ri i cili parasheh edhe disa kompetenca të reja është edhe trajnimi i ekipit të policisë komunale.Nëpunësit dhe zyrtarët duhet ti nënshtrohen trajnimit i cili zhvillohet në Akademinë policore në Danillovgrad. Sipas kryeshefit të policisë komunale Saubih Mehmeti me aplikimin e ligjit të ri gradualisht bëhet edhe decentralizimi i pushtetit , ku tani policia komunale mund të përdor mjetet e dhunshme,siç janë prangat dhe shkopi i gomës.Ndër kompetencat e këtij shërbimi komunal është edhe heqja e lirisë të kryerësit të kundërvajtjes ose të veprës tjetër të dënueshme,shprehet z.Mehmeti.

Tre policë komunal nga Komuna e Ulqinit kanë përfunduar nga fundi i kësaj javë në Akademinë policore në Danillovgrad trajnimin një mujor. Ato së shpejti do të marrin edhe dëshminë për programin e përfunduar për profesionin „polic komunal“,ndërkohë që në shkurt të vitit 2016 do të vazhdojnë me trajnimin e policëve tjerë komunal.

  • 1

    Radio