Polica Komunale në këtë sezon, vendos 900 gjoba
Prej tvteuta13:15, 28 Shtator 2023
Edhe ky sezon veror ka qenë sfidues për Policinë Komunale të Ulqinit me problematika të ngjajshme të viteve të kaluara.
Kryeshefi i këtij institucioni Amir Mehmeti për mikrofonin e Tv-Teuta tregon se si janë ballafaquar me to dhe shprehet i kënaqur me realizimin e objektivave që i kanë vënë vetes si institucion.
“Si shqetësime kryesore mund të përmenden komunikacioni i shtuar gjatë sezonit si edhe niveli i zhurmës prej lokaleve të argëtimit në disa zona pushimi”
Problematikat e konstatuara nga Policia Komunale e Ulqinit janë adresuar sipas kryeshefit të këtij institucioni bazuar në ligj duke rezultuar edhe në masa administrative për shkelësit e tij.
“Në komunikacion janë venë rreth 900 gjoba, për muzikë 32 gjoba, për rend komunal janë 60 dënime dhe për orar të punës 8 denime.”
Shqetësim tjetër i përvitshëm në teritorin e Ulqinit është keqpërdorimi i hapsirave publike.
Mehmeti thotë se edhe kjo problematikë është trajtuar me vëmendje të veçantë nga institucioni që ai drejton.
Ai i bëri edhe një apel qytetarëve pronar të automjeteve të braktisura në vende publike që ti largojnë ato para se të merren masa prej Policisë Komunale.