Podgoricë: Dy persona humbin jetën nga shembja e dheut

Prej tvteuta16:50, 15 Mars 2022

Dy persona kanë humbur jetën sot në Podgoricë, gjatë punimeve në bulevardin i cili po ndërtohet në një lagje të këtij qytetit.

Sipas RTMZ bëhet fjalë për punëtorët e angazhuar në kryerjen e punimeve, me inicialet D.M (63) dhe S.R (51), të cilët nuk u mbijtuan plagëve të marra gjatë shëmbjes së dheut në kantierin e punimeve. Prokurorja e shtetit Andrijana Nastiq tha se lidhur me rastin janë kryer procedurat hetimore në vengjarje dhe se trupat e viktimave janë dërguar për autopsi. Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim.

  • 1

    Radio