Slider

Slider Më shumë

Podgorica do të udhëhiqet nga ekspertë dhe idetë e reja, jo nga diktatet partiake

Prej tvteuta12 November 2022

“Tranzicioni paqësor i pushtetit po pengohet nga zyrtarë të DPS-së, të cilët për  të shumtën herë me radhë i kthejnë borxhet partisë nga e cila kanë përfituar në të kaluarën, në kurriz të qytetarëve. Është e qartë për të gjithë se situata në të cilën ndodhemi është një mënyrë për të blerë kohë për të maskuar mosveprimet dhe për të përfunduar punët e dyshimta që kryhen prej dekadash brenda pushtetit vendor. Sigurisht, kjo do të përfundojë së shpejti”, tha Jakov Millatoviq, kryetari i ardhshëm i Podgoricës. Mënyra se si DPS i trajton rezultatet e zgjedhjeve në të cilat qytetarët kërkuan ndryshime është një mesazh i keq që kjo parti u dërgon të gjithëve në Mal të Zi, si dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me gjithë synimet shkatërruese që po dëshmojmë, vullneti elektoral do të mbrohet dhe Podgorica do të çlirohet edhe një herë simbolikisht me 19 dhjetor, nga gjithçka që e dëmtoi. Revanshizmi do të jetë vetëm drejt korrupsionit, partitokracisë, diplomave false, skemave të vendosura dhe keqmenaxhimit. “Mandatin e kam marrë falë qytetarëve që njohën synimet e sinqerta të qeverisjes së mirë, meritokracisë dhe transparencës në sistemin e vetëqeverisjes lokale! “Që nga dita e parë do t’i përkushtohem zhvillimit të qytetit, ndërtimit të infrastrukturës dhe objekteve të nevojshme për ta bërë Podgoricën një qytet të vërtetë evropian”, tha Millatoviq. Duhet që politika në Mal të Zi të bëhet vetëm përplasje idesh, e jo kryqëzim i librezave partiake, të cilat deri më tani u kanë sjellë punë, banesa dhe poste të zgjedhurve. “Profesionistët do të kenë mundësinë që njohuritë e tyre t’i vënë në shërbim të përparimit të Podgoricës, pa pasur nevojë që referencat të formohen nga një librezë partiake”, përfundoi Millatoviq.