Politikë Më shumë

PODGORICA DHE PRISHTINA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN

Prej tvteuta10:03, 26 Gusht 2015

Qeveria e Malit të Zi ka paralajmëruar se sot në Vjenë do të nënshkruhet marrëveshja kufitare me Kosovën.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet pak para samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, që pritet të fillojë nesër, transmeton Rel.

Marrëveshje “e vërteton përkushtimin për afirmimin dhe forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënmieve të mira fqinjësore, me respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet”, thuhet në kumtesën e qeverisë së Malit të Zi”.

  • 1

    Radio