Po përfundon faza e parë e projektit të Parkut publik në Anë të Malit
Prej tvteuta12:32, 20 Shkurt 2019
Po përfundon faza e parë e projektit të Parkut publik në Anë të Malit
Që nga tetori i vitit 2018 kanë filluar punimet në ndërtimin e Parkut Publik në Anë të Malit, donacion ky i familjes Hajdari, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga fillimi i punimeve e gjërë më tani është arritur që të realizohet një pjesë e mirë e punës së fazes së parë. Kordinatori i projektit Sabri Salaj, për Televizionin Teuta tha se në këtë fazë të parë punimet kanë shkuar me ritmin e parashikuar dhe parku ka filluar të marrë formë. Hapja parashihet që të bëhet në Ditën e Komunës së Ulqinit dhe do të jetë parku i parë i këtij lloji në qytetin tonë. Plani për ndërtimin e këtij parku u punua nga studia V& B Design, kurse vlera e investimit është rreth 212.000 euro.