Po mbyllen me sukses turnetë ndërkombëtare në terrenet e klubit të tenisit “Bellevue”
Prej tvteuta18 May 2019
Gjatë dy muajve e gjysëm në terenet e klubit të tenisit “Bellevue” janë mbajtur turne të shumta ndërkombëtare duke filluar me turneun prestigjioz “Fed Cup” e për të vazhduar me turnetë e tjera si “Bellevue Cup”, “Cungu Open 2019”, turneu i Veteranëve e për ta mbyllur këtë pjesë të kalendarit të turneve ndërkomëtare me “Montenegro Open 2019”, finalja e të cilit do të luhet gjatë ditës së sotme. Drejtori i klubit të tenisit “Bellevue” Senad Tafa tha për Televizionin Teuta se organizimi i turneve të tilla do patjetër një përkushtim të madh, duke u nisur edhe nga fakti se në fillim të muajit mars të këtij viti moti i shkaktoj shumë dëme në infrastrukturë klubit, ato përsëri arritët që ti rikuperojnë këto dëme dhe të fillojnë turnetë sipas planifikimit. Në Fund të muajit maj do të mbahet edhe një turne tjetër ndërsa me pas fillon sezona turistike ku edhe bëhen përgatitje për sezonin e ardhshëm, njoftoi Tafa.