Aktuale Më shumë

Po mbahet inagurimi i reisit Fejziq

Prej tvteuta13:10, 6 Shkurt 2022

Sot është duke u zhvilluar përurimi i reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziq. Është paralajmëruar prania e delegacioneve të shumta të bashkësive islame nga rajoni, si dhe ardhja e reisit turk.

Rifat ef.Fejziq në nëntor të vitit të kaluar, u rizgjodh kryetar i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, në Kuvendin Zgjedhor të Trupit Special Zgjedhor për Zgjedhjen e Reisit të mbajtur në Podgoricë.

Si kandidat i dymbëdhjetë mexhliseve dhe i vetmi kandidat për reis, Rifat ef. Fejziq me votim të fshehtë, mori 45 vota nga 47 anëtarë të elektoratit të pranishëm, të përbërë nga anëtarë të Këshillit, Meshihatit dhe Këshillit Islamik të Bashkësisë Islame në Mal të Zi.

Rifat Fejziq e kryen funksionin e reisit që nga viti 2003. Ai u diplomua në Fakultetin Islamik të Universitetit Dokuz Eylul në Izmir. Ai flet edhe turqisht. Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

  • 1

    Radio