Rajoni/Bota Më shumë

Plumbat ndaj kundërshtares së Erdogan

Prej tvteuta15:47, 31 Mars 2023

Turqia është në alarm pas sulmit të armatosur nga persona të panjohur në zyrat e Partisë opozitare të udhëhequr nga Meral Aksener, zonjës së hekurt të Turqisë.

Sipas informacioneve të para, plumbat nga arma e autorit ose autorëve ka goditur xhamin e godinës së partisë. Forca të forta policie ndodhen në vendngjarje në Stamboll.

E gjithë bota politike e opozitës turke dënoi ngjarjen, pasi më herët sot u bë e ditur përballja e ashpër që kreu i Partisë së Mirë, Meral Aksener, pati me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për shkak të një spitali që nuk u ndërtua kurrë.

Në postimin e saj në Tëitter, ajo nis injë sulm kundër Tajip Erdoganit, duke theksuar: “Në epokën e pushtetit tuaj. Të gjitha sulmet ndaj shtëpisë sime dhe kolegëve mbetën të pandëshkuar. Sot ka ndodhur një sulm i armatosur në kryesinë tonë të provincës së Stambollit, zoti Rexhep!”, shkroi ajo.

Meral Aksener është 61 vjeçe dhe njihet si zonja e hekurt e Turqisë.

Me pikëpamje konservatore dhe nacionaliste të qëndrueshme në kohë, ajo ka shumë gjasa të marrë votues nga elektorati i Erdoganit dhe paraqet një sfidë për regjimin e tij.

  • 1

    Radio