Pllenkoviq pret që Mali i Zi të kthejë shkollën “Jadran”
Prej tvteuta13:15, 5 Shtator 2023
Në takimin e djeshëm të presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe kryeministrit të Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, u theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi. Në ueb faqen e Qeverisë së Kroacisë është njoftuar se në takim është ripërsëritur pritshmëria e Kroacisë për kthimin e anijes shkollore Jadran.
Pllenkoviq theksoi se Kroacia do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Malit të Zi në vazhdimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian.
“Pllenkoviq shprehu kënaqësinë e tij për faktin se pas zgjedhjeve të fundit, kroatët kanë edhe një herë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Malit të Zi, Adrijan Vuksanoviq”, thuhet në ueb faqen e Qeverisë së Kroacisë.
Siç tha Pllenkoviq, Kroacia do të vazhdojë të mbrojë vazhdimisht të drejtat dhe përfaqësimin politik të kroatëve në Mal të Zi.
“Për sa i përket pyetjeve të hapura, kryeministri Pllenkoviq përsëriti pritshmëritë e Kroacisë që ato të zgjidhen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu u përsërit edhe pritshmëria e Kroacisë për kthimin e anijes shkollore Jadran”, njoftoi Qeveria kroate.
Siç thanë ata, Pllenkoviq shprehu edhe kënaqësinë e tij për rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe të përgjithshme ekonomike ndërmjet dy vendeve, duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik.