Plaçkitën shtëpinë në Zogaj: Arrestohen dy shtetas shqiptarë
Prej tvteuta10:15, 14 Dhjetor 2016
Dy shtetas të Shqipërisë me inicialet R.B. (23 vjeç) dhe A.S. (26vjeç), janë arrestuar nga policia e Ulqinit si të dyshuar për plaçkitjen e një shtëpie në Zogaj.
Sipas informacioneve nga policia , plaçkitësit në shtëpi kanë hyrë me perdorimin e forcës dhe me këtë rast kanë marrë dy kompjuter laptop, katër celularë , një sasi ari dhe rreth 5.000 euro. Tek të arrestuarit janë gjetur edhe sendet e vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit.