Pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 sipas QDT është 45,5 %
Prej tvteuta11 June 2023

Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Të drejtë vote kanë 542 468 qytetarë. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00. Në orën 18:00, QDT raporton se pjesëmarrja ka qenë 45,5% e votuesve.