Pique përshëndetet nga futbolli
Prej tvteuta6 November 2022

“Këtu kam lindur, këtu do të vdes! Rroftë Barça përjetë”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, në fjalimin përshëndetës të shtunën, në ndeshjen e fundit para pensionimit nga futbolli.
Nën brohoritje të mbi 92 mijë shikuesve, Pique u përshëndet nga futbolli në ditën kur Barcelona mposhti Almerian 2:0 në La Liga.
Ai ishte pjesë e ekipit të parë dhe udhëhoqi ekipin si kapiten. Të gjithë bashkëlojtarët bartën fanellat me numrin 3 në nderim të tij, para ndeshjes.
Pique largohet si legjendë e Barcelonës pasi ka fituar gjithçka që mund të fitohej. Qendërmbrojtësi ka fituar 30 trofe në 14 vjet.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1588985873453957121?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1588985873453957121%7Ctwgr%5Eeb280667ae3211b0665580f7b7ae51aaa169f5c8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fif-cdn.com%2Fy0NnE7u%3Fapp%3D1