Piktorët ulqinakë prezantuan veprat në Muzeun Historik Kombëtarë në Tiranë
Prej tvteuta26 March 2019
Në Tiranë me 22 mars në Muzeun Kombëtar u bë hapja e ekspozitës së piktorëve nga Ulqini. Në këtë ekspozitë u prezantuan punimet e piktorëve: Bilal Nikeziq,Edin Kapllani, Jozo Koçoviq, Vahida Hasanaga Nimanbegu, Mersiha Resulbegoviq Mavriq, Naser Hasa, si dhe pikturat e piktorëve të ndjerë Gjergj Noc Martini dhe Rudi Goga. Piktorët ulqinak permes artit, paraqitën në Tiranë bukuritë dhe veçoritë e Ulqinit, të cilat nga kritiket e artit u vlerësuan shumë lartë.
Kritiku I artit, Prof. Dr. Josif Papagjoni, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, për pikturat në fjalë ndër të tjera theksoi se: “ajo çfarë mund të fiksojë një piktor nga Ulqini janë: qyteti bregdetar me një histori të lashtë, kështjella, tërbimi dhe puthja e valëve mbi shkëmbinj, blerimi i butë dhe lulnajën këndellëse sipër tij, traditat e rrepta shqiptare, baladat dhe gjithë antropologjinë e tij të përvijuar nëpër shtresime kulturore shekullore”. Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë” do të jetë e hapur deri të dielen, më 31 Mars 2019, në sallën e madhe të ekspozitave në Muzeut Historik Kombëtar.