Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Petkoviq: Anëtarësimi i Kosovës në OKB i papranueshëm

Prej tvteuta10 October 2022

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara është i papranueshëm për Serbinë. Në një intervistë televizive, Petkoviq u shpreh se Serbia po përballet me një luftë të ashpër, ndërsa shtoi se presioni do të rritet, shkruan Euronews Serbia. Petkoviq tha se presidenti Vuçiç parashikoi saktë se presioni ndaj Serbisë do të rritet, duke shtuar se për Serbinë është edhe më e vështirë sepse Perëndimi, po ashtu edhe Vladimir Putin, përdorin Kosovën si argument kur thoshin pse Kosova duhet të shkëputet. “Në atë situatë, Perëndimi tani do t’ia hiqte atë lloj argumenti Putinit dhe do t’ia bënte më të lehtë vetes, dhe do ta detyronte Serbinë të njohë Kosovën dhe argumentet e tyre në lidhje me Putinin do të ishin të sakta”, shpjegoi Petkoviq. Petkoviq tha se pavarësisht nga ashpërsia e problemit, Serbia duhet të luftojë me mençuri dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin.