Ekonomi Më shumë

Pësojmë rritje të çmimeve, sepse nuk kemi prodhimin tonë

Prej tvteuta18:03, 10 Janar 2022

Analisti ekonomik, Predrag Drucun, thotë se në Mal të Zi jemi të dënuar të pësojmë rritje të çmimeve, sepse nuk kemi prodhimin tonë. Nëse nuk ke sektor real dhe prodhim të vetin, duhet të importosh ushqime bazë, por me produktin edhe inflacionin,dhe këtu nuk ka asgjë të papritur, tha Drecun. Drecun në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi theksoi se çdo 1 janar mund të flitet për rritje , sepse çdo vit ka rritje të çmimeve, gjë që çon në uljen e të ardhurave reale. Programin Europa tani e sheh si një amortizues të mirë të inflacionit, por, siç shton ai, në terma realë, ai tejkalon shumat e inflacionit që mund të çojnë në uljen e të ardhurave reale. “Pra, nuk do të jenë 100 euro efektive, por 85 apo 90 euro, sepse 10% do të ‘hahen’ nga inflacioni. Por është më mirë kështu se sa ka qenë deri më tani,” thekson Drecun. Ai thotë se beson në programin “Europa Tani”.

  • 1

    Radio