Sociale Më shumë

Peshkimi ilegal: Sekuestrohen 84 kg peshk

Prej tvteuta10:22, 24 Nëntor 2017

Mbikëqyrësit e Shërbimit të Mbrojtjes së Liqenit të Shkodrës dhe anëtarët e Policisë Kufitare , në një aksion të koordinuar me  22-23 nëntor, ndaluan tre persona gjatë gjuetisë ilegale. Personat në fjalë janë procesuar nga Inspektorati i Peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas drejtorit të ndërmarrjes publike  “Liqeni i Shkodrës”, Nenad Ivanoviq në aksionin e përbashkët të Shërbimit të Mbrojtjes të Parkut Kombëtar “Liqeni i Shkodrës” dhe Policisë, janë sekuestruar rreth 84 kilogramë peshk, i cili i është dorëzuar Shtëpisë së Studentëve” në Podgoricë.

Në kuadër të mbrojtjes së fondit të peshkut dhe ndalitmit të peshkimit ilegal, ndërmarrja publike “Liqeni i Shkodrës” apelon tek qytetartë që të mos angazhohen në aktivitete ilegale dhe se çdo forë të tillë mund ta paraqesin pranë Shërbimit të Mbrojtjes në numrin 067 344 496.

  • 1

    Radio